Eurovision do ta ndryshojmë sistemin tonë të votimit

Organizatorët e Konkursit të Këngës në Eurovision kanë thënë se planifikojnë të ndryshojnë rregullat e votimit për të rritur “besimin dhe transparencën”, pas polemikave të shkaktuara vitet e fundit nga mbështetja masive publike për kandidatët izraelitë.
“Po ndërmarrim hapa të qartë dhe vendimtarë për të siguruar që konkursi të mbetet një festë e muzikës dhe unitetit.Konkursi duhet të mbetet një hapësirë neutrale dhe nuk duhet të shfrytëzohet”, tha Martin Green, drejtor i Konkursit të Këngës në Eurovision në Unionin Evropian të Transmetimeve (EBU), shkruan Ansa.