Historike, Islam Selmani nënkampion i botës në karate

Islam Selmani është nënkampion i botës në karate.
Sukesin e madh, garuesi i ri kosovar e arriti në Kampionatin Botëror që po mbahet në Kajro të Egjiptit.
Përmes një njoftimi në Facebook nga Komiteti Olimpik i Kosovës është thënë se Selmani u bë karateisti i parë që fiton medalje të argjendtë botërore, i cili ka shënuar suksese më të mëdha në histori të sportit të Kosovës.
“Karateisti ynë, fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të karatesë, që po mbahet në Kajro të Egjiptit. Pas 6 luftërave dhe pas fitoreve ndaj kampionëve botëror e medalistëve olimpikë, 20-vjeçari u ndal në finale nga turku Eray Samdan, të cilin e kishte mundur në grupe, kategoria 60 kg. Selmani u bë karateisti i parë që fiton medalje të argjendtë botërore, duke shënuar njëherit njërin prej sukseseve më të mëdha në histori të sportit tonë. Shumë urime për Selmanin, trajnerin Isak Curri dhe Federatën e Karatesë së Kosovës”, thuhet në njoftim.