28 Nëntori festohet kuq e zi në “Ftohtë e Nxehtë” të RTV21

Si çdo vit, 28 Nëntori vjen me një ngjyrë të veçantë krenarie, sepse s’ka asgjë më të bukur se të jesh shqiptar.

Në emisionin Ftohtë e Nxehtë të RTV21 për nder të kësaj feste të shënuar, emrat dhe tingujt e kombit janë më të fuqishëm se kurrë me këngët, atmosferën dhe valle që e mbushin studion me energji dhe traditë.

Asim Gashi ia dedikon këtë ditë të veçantë me meloditë e festës, duke u përpjekur të na kujtojë emocionet që e kanë shoqëruar këtë datë të shenjët, ndërsa Bek Sefers mbush tryezën me shije tradicionale që flasin për pasurinë e kulturës shqiptare.

Po ashtu, Shefi i Grande ndan me ne kujtimin e pjatës së tij të parë, atëherë kur nisi gjithçka, duke na rrëfyer një histori që lidhet ngushtë me pasionin dhe dashurinë për gatimin.

Në këtë festë nuk mund të mungonin rapsodët. Ruzhdi Abazi, Vëllezërit Berisha dhe Ismail Bytyqi, me qifteli e sharki, i japin ritmin e duhur kësaj dite, duke krijuar një atmosferë të vërtetë të 28 Nëntorit.

Kurse një tjetër moment i paharrueshëm i festës është përfaqësuar nga valltarët e Ansamblit “Shqiponja”, të cilët me lëvizjet e tyre të pasura, e mbushin skenën me energji dhe traditë.

E diela bëhet festë në Ftohtë e Nxehtë, na ndiqni në orën 15:00 në RTV21.

Back to top button