Një orë para përfundimit të afatit: Aplikojnë 3 koalicione, 16 parti politike, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur

Deri më tani (e diel, 30 nëntor 2025, ora 23:00) 22 subjekte politike, prej të cilave: 3 koalicione, 16 parti politike, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur – kanë plotësuar online formularin e certikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili është i ngjashëm me formularin e proceseve të kaluara zgjedhore.

SUBJEKTET POLITIKE APLIKUESE

Koalicionet:

1. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;
2. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe
3. Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Partitë politike:

4. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;
5. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:
6. Kosovaki Nevi Romani Partia;
7. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;
8. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
9. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;
10. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;
11. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;
12. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;
13. SRPSKA LISTA;
14. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;
15. FJALA;
16. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;
17. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);
18. ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK);
19. KOSOVSKI SAVEZ.

Iniciativat qytetare:

20. PËR SOCIALDEMOKRATËT E ASHKALINJËVE; dhe
21. INICIATIVA QYTETARE PËR KOSOVË.

Kandidatët e pavarur:

22. NEDŹMIDIN SEJDILAR;

Informacione shtesë:

Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që aplikojnë për certifikim, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Back to top button