Bajrami: LDK në ngritje, VV-në e ka kapur paniku sepse janë në rënie

Hykmete Bajrami nënkryetare e LDK-së ka deklaruar se Vetëvendosja, ndonëse ka pasur në dorë të gjitha nivelet e pushtetit dhe miliarda euro nga buxheti i shtetit, po përballet me rënie të vazhdueshme të mbështetjes.
Ajo në ”Click” të RTV21 tha se VV ka rënë nga 42%, ndërsa të dhënat nga terreni tregojnë një trend të qëndrueshëm rritës për LDK-në.
“VV i ka pasur të gjitha: pushtetin në çdo nivel dhe miliarda euro në duar. Megjithatë, janë në rënie. Të dhënat që marrim nga terreni tregojnë se trendi ynë është rritës, ndërsa VV-ja është në ulje. Kjo është edhe arsyeja e panikut të tyre – qytetarët më në fund po e shohin realitetin,” tha Bajrami./RTV21/21Media