Moti për vikend

Gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira.
Ditën e shtunë do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes do të ketë mjegull, e cila në disa zona do të mbetet e qëndrueshme gjatë gjithë ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 3-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.
Të dielën parashihet mot i vranët dhe me intervale diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 3-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti hidrometeorologjik i Kosovës.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?