Limaj për Kurtin: Pas 15 vitesh e rikthej agregatin

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, në emisionin “Click” në RTV21 foli edhe për situatën me energji elektrike në Kosovë. Ai tha se është rikthyer situata e para 15 viteve.
“Ju e mban mend 2007, krejt Kosova ka qenë zhurmë e ke pas pamundur rrugën me kalu prej gjeneratoreve, ne kemi ardhur me premtimin 24 orë rrymë dhe e kemi mbajtur. Kur u ardh ky (Kurti) në pushtet, ka ardhur me premtimin se ka me ulur #mimin e rrymës, më së shumti ne paguajmë rrymë në rajon, përveç kësaj, pas 15 viteve ta ka kthyer përsëri agregatin në rrugët e Kosovës, në Prizren, Suharekë me javë të tëra pa rrymë”, tha ai, duke shtuar se as mërgimtarët nuk po arrijnë t’i kalojnë pushimet si duhet për shkak të mungesës së rrymës./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?