Canaj: VV mund të përdorë çdo metodë nëse rezultati i zgjedhjeve nuk i pëlqen

Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka paralajmëruar për rreziqe të mundshme gjatë procesit zgjedhor, duke theksuar se ndërprerja e energjisë elektrike në ditën e votimit mund të ndikojë negativisht në mbarëvajtjen e procesit. Canaj tha se qytetarët duhet të reflektojnë mirë për pritjet e tyre nga politika dhe funksionimin e institucioneve.
“Ndarja e rrymës nesër është rrezik. Nëse VV-ja e vëren që do të ketë një rezultat më të dobët sesa e ka pritur, do t’i përdorë të gjitha metodat për ta shtyrë drejt qëllimit të saj. Qytetarit i mbetet të mendojë se çka dëshiron nesër nga politika: a dëshiron institucione, apo dëshiron që të mos ndërpritet rryma,” tha analisti Canaj./RTV21/21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?