Kaloni te përmbajtja kryesore

Peci: Ne do të shkojmë në zgjedhje në mars ose prill

Analisti politik Lulzim Peci në ”Click” të RTV21 ka vlerësuar se kriza aktuale politike në Kosovë pritet të vazhdojë, pasi problemi nuk qëndron vetëm te numrat në Kuvend, por te dallimet e thella strukturore mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive opozitare.

Ai paralajmëroi gjithashtu mundësinë e zgjedhjeve të reja në muajt mars ose prill, si dhe rreziqe serioze në procesin zgjedhor.

“Do të vazhdojë kriza e tanishme, sepse nuk është çështja te numrat. Dallimet strukturore mes VV-së dhe partive opozitare nuk do të lënë përsëri hapësirë për krijimin e qeverisë, sepse vetëm numrat nuk e krijojnë një qeveri stabile,” tha Peci.

Ai tutje shtoi se shkuarja e vendit në zgjedhje është shumë reale.

“Është shumë reale që ne të shkojmë përsëri në zgjedhje në mars ose në prill, kur vjen puna e presidentes. Ky është sërish një skenar. Nëse nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në qendrat e vendvotimeve, siç është paralajmëruar, ne do të hyjmë në një rrezik të madh,” tha Peci./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button