Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjen kuletën me 800 euro, nuk e raporton dhe ndal 300 prej tyre, arrestohet

Një person është arrestuar nën  dyshimin për shpërdorim të pasurisë së huaj, njofton Policia e Kosovës.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh i dyshuar mashkull kosovar, ka gjetur një portofol në parkingun e një pompe derivatesh që i kishte rënë viktimës mashkull kosovar dhe në të sipas tij kishte para 800 € dhe dokumente.

“I dyshuari nuk ka raportuar askund gjetjen e parave, ai  është identifikuar e arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Viktimës i janë kthyer portofoli me 500 euro para.”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button