Pula: Të gjitha ata që kanë cenuar vullnetin e lirë qytetarëve do të ndiqen penalisht

Prokuroja Laura Pula në një lidhje direkte për emisionin “Horizonti i Mesditës”, në RTV21 tha se prokurorët do të fillojnë hetimet në të gjitha rastet ku janë evidentuar mospërputhjet e votave për deputetë.
“ Në momentin e grumbullimin e informatave të nevojshme, të gjitha ata që kanë cenuar vullnetin e lirë qytetarëve do të ndjeken penalisht”, tha Pula.
Ajo tha se nuk janë vonuar në reagim pasi që pritën deri sa përfundoi procesi i rinumërimit./21Media