Kaloni te përmbajtja kryesore

Kos në Prishtinë: Në Kosovë duhet të rikthehet stabiliteti politik

(Lajm i përditësuar)

Kos në Prishtinë: Në Kosovë duhet të rikthehet stabiliteti politik

Komisionerja  e BE-së për Zgjerim Marta Kos pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti ka thënë se BE-ja mbetet e përkushtuar për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Kos në një konferencë për media ka thënë se stabiliteti politik duhet të kthehet në Kosovë dhe për këtë ka bërë apel tek akterët politikë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kos ka thënë se sa më e suksesshme të jetë Kosova në përmbushjen e reformave, aq më të mëdha janë shanset për hapjen e negociatave.

“Natyrisht që ka vend për Kosovën në BE dhe procesi i anëtarësimit nuk punon me data, por masim përparimin në përmbushjen e reformave. Sa më e suksesshme do të jetë Kosova në përmbushjen e reformave dhe në dialogun me Serbinë, aq më shanset janë më të larta të fillojmë me negociatat. Përtej politikës, anëtarësimi ka një pjesë teknike. Nuk mund të japë datë apo vit por jam e bindur se do të punojë ngushtë dhe palodhshëm që ta përafroj Kosovën me BE-në”, tha Kos ndër të të tjera.

 


Kurti pas takimit me Marta Kos: Kosova meriton avancim drejt BE-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, tha se ishte një “takim produktiv”.

Në konferencën e përbashkët për media, Kurti foli në detaje për temat që u diskutuan gjatë takimit.

“E kemi ngritur edhe çështjen e statusit kandidat dhe hapjen e negociatave. Janë bërë mbi 40 muaj që kur kemi aplikuar dhe momenti i ripërtëritjes së zgjerimit nga BE-ja duhet të rezultojë me avancimin e merituar të Kosovës. Mbështetja publike për anëtarësimin në BE qëndron vazhdimisht rreth 90% në vendin tonë dhe është më e larta ndër vendet kandidate”, tha Kurti.


Pas takimit me Haxhiun, Kos në Qeveri për takim me Kurtin

Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka përfunduar takimin me U.D. Presidenten Albulena Haxhiu.

Menjëherë, zyrtarja e lartë e BE-së u nis për takim me kreun në detyrë të ekzekutivit, Albin Kurti.

Para objektit të Qeverisë, Kos u prit miqësisht nga Kurti.

Pas takimit, pritet të mbahet një konferencë për media mes dyve


Haxhiu pret në takim komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos është pritur në takim nga ushtruesja  e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Pas takimit me Haxhiun Kos do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ndërsa, pas takimit të dy së bashkë do të mbajnë një konferencë për media.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button