Kaloni te përmbajtja kryesore

”Më iku një mik i madh” Abdixhiku: Alush Gashi njeri i urtë e i mençur i politikës sonë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vdekjes së Alush Gashit, teksa ka shtuar se në rrugëtimin e tij politik rrallë ka takuar njerëz me aq maturi e aq mirësi.

”Më iku një mik i madh. Një mik i vërtetë. Alush Gashi, bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Rugova, njeri i urtë e i mençur i politikës sonë, sot na la. Për mua ishte shumë më shumë se kaq. Ishte mentor. Ishte këshilltar. Ishte një prej njerëzve më të afërt që pata në këtë rrugëtim. Në këtë rrugëtim timin, rrallë kam takuar njerëz me aq maturi e aq mirësi. Në momentet më të vështira, tek ai gjeja gjithmonë qetësi. Një mendim të peshuar. Një fjalë që të kthjellonte. Një përkujdesje të heshtur, pa zhurmë, pa kërkuar asgjë. E kam të vështirë ta besoj se nuk do të flasim më. Se nuk do ta kem më atë telefonatë, atë mendim të urtë, atë qetësi që dinte ta sillte edhe kur gjithçka bëhej zhurmë. Nuk arritëm të përshëndetemi në këtë botë profë. Kjo më dhemb shumë. Më mbetet peng. Sepse gjithmonë kam menduar se do të kemi edhe një bisedë tjetër. Edhe një kafe. Edhe një këshillë të fundit.
Shpresoj të të kem bërë krenar, sadopak. Siç jam përpjekur gjithmonë të jem në lartësinë e besimit, këshillave e miqësisë sate. Do të më mungosh shumë profë. Ishe njeriu më i sinqertë në këtë rrugëtim kaq të vështirë. Pusho në paqe! Ilirijanës, Anilit e Arbanit, bëhuni të fortë. Mbi të gjitha, ndjehuni krenar! Askush si ai”, ka shkruar Abdixhiku.
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button