Molliqaj ‘godet’ PDK-në: Janë duke u jargitur për të hyrë në koalicion me Kurtin

(Lajm i përditësuar)
Molliqaj ‘godet’ PDK-në: Janë duke u jargitur për koalicion me Kurtin, por s’po i thërret
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në emisionin “Click” të RTV21, ka deklaruar se “në PDK janë duke u jargitur që të hynë në koalicion me Albin Kurtin”, por sipas tij, “askush nuk po i thërret”.
“Problemi është që nuk po i thirr Albini”, tha ai./RTV21/21Media
Molliqaj për opozitën: Nëse nuk dëshirojnë që të vijnë kah PSD, le të thejnë qafën me Albinin
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në emisionin “Click” të RTV21, tha se partia e tij është i vetmi subjekt politik që ka vija të kuqe me LVV-në.
Ai akuzoi ish-opozitën për çështjen e qeverisjes me Albin Kurtin, ku tha se “nëse nuk dëshirojnë që të ngrehen këndej le të thejnë qafën me Albinin”.
“I vetmi subjekt politik që ka vija të kuqe jemi ne (PSD), nuk kemi asnjë tjetër. Ne jemi duke i thënë kësaj opozite, ‘a bën edhe ju me u zotu me ne që nuk shkonin me Kurtin’, se këta po thonë se Kurti është autoritar, i keq, i rrezikshëm, në fjalinë pasuese te ti, edhe Vjosa Osmani dhe Bedri Hamza, po thonë bëjmë qeverisje me Albin Kurtin. Paradaskalisht, presioni ynë është me ngrehë opozitën këndej, nëse nuk dëshirojnë që të ngrehen këndej le të thejnë qafën me Albinin”, tha ai./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?