Subjektet politike “shpër#ejnë” me premtime!

Rritje të pagave, pagë të 13-të e madje edhe të 14, forcim të ushtrisë, ngritje të kapaciteteve energjetike, investime të huaja, projekte infrastrukturore e çka jo tjetër janë duke u dëgjuar ditëve të fundit në prag të votimeve të 7 qershorit. Megjithatë, pavarësisht, premtimeve të subjekteve politike dhe fjalëve të tyre, qytetarët shprehën rezervat e tyre lidhur me realizimin e tyre.
“Me fjalë boshe, me veprime koti kqyr mu ba mbret i Ballkanit. Hiç sju besoj aspak…”, tha një qytetar.
Ata premtojnë, po boll pak ju besoj…”, tha një tjetër qytetar
Se a do të realizohen premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore, mbetët të shihet, megjithatë sipas kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ajo që dihet është se subjektet politike i kanë vënë interesat partiake para interesave shtetërore. Shahini përmend nevojën për përfundimin e investimeve kapitale dhe përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare që ka Kosova, në mënyrë që shteti të bëjë hapa përpara qoftë në aspektin e integrimeve qoftë në aspektin e zhvillimit ekonomik.
“ Ajo që dihet është se subjektet politike e që është e sigurt edhe e dëshmuar është se nuk po luftojnë fare për shtet po veç për pushtet. Ne nuk kemi qeveri që dy vjet. Tash në zgjedhje dikush fiton dikush hup. Apet ka rrezik për ngërç. Nuk ka përparim kemi përpara planin e rritjes kemi një numër çështjesh që nuk janë përmbushë të cilat do të sillnin zhvillim ekonomik për çka ka nevojë Kosova…” , tha Shahini për rtv21.
Kosova për shkak të mos zgjedhjes së presidentit përfundoi në zgjedhje të parakohshme të cilat nuk garantojnë se do të sjellin stabilitet politik apo formim të shpejtë të institucioneve. Në këtë situatë, analisti politik Adrian Zeqiri, premtimet e subjekteve politike i sheh si retorikë boshe dhe të ricikluara nga fushatat e kaluara. Ai shpreh kritikat se partitë politike nëpër fushata zgjedhore nuk përmendin edhe sfidat kryesore që ka vendi të cilat lidhen me konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.
“Kosova ka marr obligime ndërkombëtare të cilat nuk ka qare pa i zbatu qoftë tash qoftë pas 10 viteve. Fakti që ato spo përmenden është se më lehtë për ta është të premtojnë shtesa rritje pagash premtime boshe se sa çka është në real”, tha Zeqiri.
Fushata zgjedhore zyrtarisht pritet të nisë më 28 maj dhe do të zgjas deri në hapjen e vendvotimeve më 7 qershor./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?