Kaloni te përmbajtja kryesore

Një ditë para Kurban Bajramit, kapen mbi 30 dele të kontrabanduara nga Serbia

Sot, Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me kafshë në Dumnicë vetëm një ditë para festës së Kurban Bajramit, ku gjatë kontrollit janë gjetur 27 dele dhe 4 qengja pa matrikula në vesh.

Sipas policisë, dyshohet se kafshët ishin kontrabanduar nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Me autorizim të prokurorit kompetent është iniciuar rasti për veprën “kontrabandim me mallra”.

Aksioni është realizuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje në fshatin Dumnicë, në kuadër të angazhimeve për ruajtjen e kufirit shtetëror dhe luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare.

Automjetet dhe kafshët e sekuestruara janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejme.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button