Ngjarjet e datës 25 shkurt

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufca pret në takim ministren për Evropën dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali (Objekti i MPJD-së, ora 10:00).
Mediat mund të marrin pamje nga pritja zyrtare e delegacionit para objektit të MPJD-së (shtrëngimi i duarve bëhet në orën 10:15) dhe në fillim të takimit dypalësh. Pas takimit, ministrat Konjufca dhe Spiropali, do të deklarohen në konferencën e përbashkët për media.
Dialogu i parë ekonomik i vitit 2026 me shtetet anëtare të BE-së dhe misionet e tjera diplomatike (Terminali VIP Aeroporti i Prishtinës, ora 10:00)
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mban konferencë për media. (Zyra e OVL UÇK-së, ora 11:00)
Mbledhje e Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, punë, familje, vlerat e luftës çlirimtare dhe peticione. Shqyrtohet propozimi lidhur me fushëveprimin e komisionit (N-302, ora 11:00)
Hapja zyrtare e Qendrës së dytë Këshilluese për menaxhimin e sëmundjeve kronike jongjitëse, (QMF -Dardani, ora 11:00)
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim ministren për Evropën dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali (Kabineti i kryetares së Kuvendit, ora 12:00)
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.