Ngjarjet e datës 29 maj

Konferenca “Gratë shqiptare në politikë”. (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 9:30)
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizon Konferencën e Përvitshme Ndërkombëtare Shkencore me temën “Ndikimi i Shkencës në Zhvillimin e Qëndrueshëm”(Kampusi i Universitetit, në salla A34, ora 10:00)
Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhje. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec, ora 10:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Integriteti i listave zgjedhore – Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 7 qershor 2026”. (Zyrat e IKD-së, Prishtinë, ora 10:00)
Me rastin e Ditës Botërore pa Duhan, Ministria e Shëndetësisë bashkë me Ministrinë e Arsimit organizon aktivitetin ndërgjegjësues me moton: “Zbulimi i joshjes – luftimi i varësisë nga nikotina dhe duhani”. (Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë, Prishtinë, ora 10:00)
Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për zhvillimin dhe zbatimin e projektit ideor dhe të hollësishëm për restaurimin e ndërtesës së Institutit Albanologjik të Prishtinës. (Instituti Albanologjik, Prishtinë, ora 10:30)
Qeveria në detyrë organizon mbledhje komemorative kushtuar jetës dhe veprës së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, Hafiz Gagica. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, ora 11:00)
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon aktivitetin për fillimin e punimeve në kuadër të projektit “Rrënimi i objekteve ku do të ndërtohet objekti i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”. (Përballë Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), ora 11:00)
Vetëvendosje tubim në Istog (ora 17:00), tubim në Pejë (19:30)
LDK tubim në Kaçanik dhe Han të Elezit. (Shtëpia e Kulturës, “Xheladin Kurtaj”, ora 17:00); tubim zgjedhor në Shtime (Shtëpia e Kulturës, Shtime, ora 18:00); tubim zgjedhor në Fushë Kosovë. (Salla e Sportit “Mihail Grameno”, Fushë Kosovë, ora 19:30); tubim zgjedhor në Prishtinë (Shkolla fillore “Shkëndija, ora 20:30)
Kryetari dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza merr pjesë në këto tubime:
Gjakovë (Parku Kulturor “Ali Podrimja”, ora 18:00), Pejë (Parku përballë teatrit, ora 19:30)
Aleanca tubim në Rahovec (Shtëpia e kulturës “Mensur Zyberaj”, ora 20:00)
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?