Kaloni te përmbajtja kryesore

Finalja vendimtare PSG – Arsenal, rreshtimet zyrtare

Në finalen vendimtare të Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet sot, PSG hyn në fushë me synimin për të mbrojtur titullin dhe për të konfirmuar dominimin në Evropë, ndërsa Arsenali kërkon të rikthehet në majë pas një pritjeje 20-vjeçare.

Të gjithë sytë do të jenë te Ousmane Dembele, fituesi i Topit të Artë dhe arma më e rrezikshme në sulmin e PSG-së. Ylli francez konsiderohet sërish si një nga kandidatët kryesorë për çmimin më prestigjioz individual në futboll dhe mbetet lojtari që mund të ndryshojë një ndeshje në çdo moment.

Për Arsenalin, vëmendja do të jetë te Viktor Gyokeres, i konsideruar gjerësisht si transferimi më i mirë i sezonit në Premier Ligë. Sulmuesi suedez vjen në formë të jashtëzakonshme si për klubin, ashtu edhe për kombëtaren dhe luajti një rol kyç në kualifikimin e Suedisë për Kupën e Botës 2026. Aftësia e tij për të shënuar do të jetë vendimtare nëse Arsenali dëshiron të dëmtojë PSG-në.

Formacionet zyrtare:

Arsenal:Raya; Mosquera, Saliba, Gabriel, Hincapie; Rice, Leëis-Skelly, Odegaard; Saka, Trossard, Havertz.

PSG: Safonov; Hakimi, Pacho, Marquinhos, Mendes; Fabian; Vitinha, Neves; Doue, Kvaratskhelia, Dembele.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button