Kaloni te përmbajtja kryesore

Palatova e Zyrës së BE: Urime Kurtit për fitoren – koha për kompromis dhe institucione stabile

Ushtruesja e detyrës së shefes së zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka uruar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet e djeshme dhe partitë tjera për rezultatin.

Palatova ka deklaruar se tani është koha për kompromis dhe formim të institucioneve.

Ajo ka theksuar se tani duhet të jetë në plan të parë integrimi evropian.

“Përgëzime për Albin Kurtin për fitoren zgjedhore dhe për të gjitha partitë për rezultatet e tyre! Është koha për kompromis dhe për të formuar institucione të qëndrueshme, për të vënë në plan të parë interesin e integrimit evropian të Kosovës dhe për të ofruar rezultate për qytetarët e saj”, ka shkruar Palatova.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button