Kaloni te përmbajtja kryesore

Kolshi: Besoj se nuk duhet të pritet 30 ditë për konstituimin e Kuvendit

(Lajm i përditësuar)


Kolshi: Besoj se nuk duhet të pritet 30 ditë për konstituimin e Kuvendit

Melos Kolshi nga IKD, në emisionin “Click” të RTV21, beson se për konstituimin e kuvendit nuk duhet të pritet 30 ditë.

Ai shtoi se tashmë rrugët apo bllokimet kushtetuese janë mbyllur nga aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Po supozojmë që nuk do të ketë ankesa, gjë për të cilën dyshoj mirëpo me vetë faktin që po supozojmë në këtë drejtim të tillë, i bie që me 6 korrik certifikohen rezultatet e zgjedhjeve dhe i bie që 30 ditë nga 6 korriku, kuvendi duhet që të jetë i konstituar, që i bie deri me 5 gusht. Prej 6 korrikut i kemi 60 ditë për zgjedhjen e presidentit, në të kundërten vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve. Në momentin kur fillon konstituimi i kuvendit, unë besoj që nuk do të duhet që të pritet 30 ditë, por në momentin që certifikohen rezultatet ushtruesja e detyrës së presidentit duhet të thërras seancën konstituive, të konstituohet kuvendi që në konstituim më nuk e besoj që ka asnjë subjekt politik që të vonohet për arsyje që tashmë rrugët apo bllokimet kushtetuese ato rrugë janë mbyllur nga aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Tashmë e kemi një teren të qartë jashtëzakonisht shumë dhe të pastërt kushtetues, ku subjektet politike nuk duhet më që të krijojnë bllokada të ndryshme, por duhet të kontituojnë kuvendin”, tha ai. /RTV21/21Media


Kolshi: Zëri i qytetarëve po keqpërdoret politikisht nga subjektet politike

Melos Kolshi nga IKD, në emisionin “Click” të RTV21, tha se zgjedhjet e shpeshta janë bërë të mërzitshme.

Ndër të tjera, Kolshi shtoi se zëri i qytetarëve te partitë politike nuk po dëgjohet dhe i njëjti sipas tij po keqpërdoret politikisht nga subjektet politike.

Zgjedhjet e shpeshta janë bërë të mërzitshme, poashtu po hupin edhe interesin e qytetarëve me institucione publike për faktin që shumë prej tyre po refuzojnë, një shumicë e tyre po refuzojnë që të marrin pjesë në një proces zgjedhor që do t’iu zgjedh përfaqësuesin. Për arsyje se ku po mbetet ai motiv i qytetarëve, nëse veç ata votojnë përherë, në këto zgjedhjet e shpeshta që kanë ndodhur përfshirë këtu edhe zgjedhjet lokale, dhe se zëri i tyre nuk po dëgjohet, apo po keqpërdoret politikisht nga subjektet politike”, tha ai në “Click”./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button