Ngjarjet e datës 26 mars

Seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i akuzuar për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”. (Pallati i Drejtësisë, ora 09:30)

Seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. (Gjykata Themelore, Pallati i Drejtësisë, Prishtinë, ora 9:30)

Dita e dytë e Javës së Gruas (WoW) 2026, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik NDI, me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 10:00)

Tubim përkujtimor dhe homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe. (Kompleksi memorial, Krushë e Madhe, ora 11:00)

Mblidhen Kryesia dhe grupi parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (ora 14:00)

Ceremonia e mbylljes së projektit “Genesis”. Ky projekt është bashkëpunim ndërmejt Anibar, Ambasadës së Francës në Kosovë dhe Institutit Francez në Kosovë. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë, ora 17:30)

Heritage Space (CHwB Kosova) fton në diskutimin për librin e ri “The Strongest Link: An Oral History of Wartime Survivors in Kosovo” (Hallka më e fortë: Një histori gojore e të mbijetuarave të përdhunimit gjatë luftës në Kosovë) nga Anna di Lellio dhe Garentina Kraja. Autoret do të jenë në bashkëbisedim me hulumtuesen dhe sociologen Linda Gusia. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 18:00).

Back to top button