Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja

Kanë nisur homazhet përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja.

Nën përkujdesjen e ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu është hapur edhe Libri i Zisë për të gjithë qytetarët që duan të shprehin respektin dhe ngushëllimet e tyre.

Homazhi dhe shkrimi në librin e zisë do bëhet në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja, ka vdekur të enjten në moshën 90-vjeçare. Në nderim të jetës së Qosjes, në Kosovë sot do të jetë ditë zie.

Familja shkroi se  Qosja vdiq dhe u varros të enjten në një ceremoni private familjare.

Back to top button