​Ngjarjet e datës 29 prill

Seancë gjyqësore ndaj të akuzuarit për krime lufte në Kosovë, Grujica Veljoviq. (Pallati i Drejtësisë, Gjykata Themelore, Prishtinë, ora 9:30)

Konferenca American Investor Conference – Prishtina 2026. Marrin pjesë: kryetari i Prishtinës Përparim Rama, e ngarkuara me Punë e ShBA-së në Kosovë Anu Prattipati etj. (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 9:30)

Inspektorati Qendror i Punës në kuadër të aksionit të jashtëzakonshëm zhvillon aktivitet në Mitrovicë të Veriut. (Ora 9:30)

Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon Forumin për Lirinë e Shprehjes. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 10:00)

Demokraci për Zhvillim (D4D) mban konferencë për prezantimin e indeksit të pjesëmarrjes së të rinjve. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 10:00)

Prezantohet “Analiza e trendeve 2025: qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë” (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 14:00)

Lansimi i linjës së re direkte Prishtinë – Rimini (Itali), për herë të parë me një nga destinacionet më të njohura të Adriatikut italian, iniciativë e re nga Reisebüro Prishtina në kuadër të MY AIR. Marrin pjesë: ambasadori i Italisë në Kosovë Maurizio Antonini, përfaqësuesi nga Rimini International Airport, Leonardo Corbuccio etj. (Hotel Emerald, ora 18:30)

Back to top button