Çitaku: Reagimi publik dhe presioni qytetar e detyruan Albin Kurti të tërhiqet

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,  ka reaguar pas shpërbërjes së Kuvendit.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se reagimi publik dhe presioni qytetar e detyruan Albin Kurtin të tërhiqet nga përpjekja e tij “për ta zgjedhur Presidentin në stil ‘karate’ dhe për ta përmbysur rendin kushtetues”.

“Po, edhe mbrëmë bëri aq sa mundi. Doli dhe abuzoi me zyrën e Presidentit. Albin, nga ajo sallë qytetarëve u drejtohet Presidentja apo Presidenti i zgjedhur. Jo Kryeministri dhe as kandidatja e shumicës.”, ka shkruar Çitaku.

Ajo konferencën e mbrëmshme të Kurtit a ka cilësuar si shfaqje të turpshme.

“Shfaqja e mbrëmshme e ilustroi qartë, me zë dhe figurë, se ju në fakt e shihni veten si autoritetin e vetëm në këtë vend: edhe President, edhe Kryeministër, edhe Ministër, edhe Kryeprokuror, edhe gjithçka tjetër. Një shfaqje e turpshme.”, ka përfunduar Çitaku./21Media

Back to top button