”Duhet të ketë përgjegjësi penale për humbjet në Telekom”
Sipas Isa Mustafa për humbjet në Telekom duhet të ketë përgjegjësi penale për humbjet në Telekom
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka deklaruar se për shkak të papërgjegjësisë në Telekomin e Kosovës, Kosova në rezultatin më të keq do të humb 30 milionë euro.
Mustafa duke iu përgjigjur deputetëve, ka thënë se lidhur me Telekomin e Kosovës dhe rastin e Dardafonin, ku për shkak të disa procedurave jo të qarta për të dhe Qeverinë nuk janë ende të qarta, por gjithashtu as vendimet e Arbitrazhit, por tani janë duke u zhvilluar procedurat në drejtësinë kosovare për të cilat nuk mund të japim rezultate, por rezultati më i keq do të jetë që për shkak të pa përgjegjësive, Kosova do të humb 30 milionë euro.
Ai shtoi se duhet të ndodh përgjegjësia penale dhe politike.