Nxirren deputetët dhe gazetarët nga Kuvendi
Po evakuohen personat e ngujuar në Kuvendin e Maqedonisë
Policia ka arritur që përmes një korridori të largojë deputetët dhe gazetarët që kishin mbetur në Kuvendin e Maqedonisë, pasi Kuvendi u pushtua nga protestuesit maqedonas.
Situata po shkon drejtë normalizimit. Në këto momente është duke u zhvilluar evakuimi i deputetëve e gazetarëve nga godina e Kuvendit. Policia ka krijuar një korridor përmes të cilit po kryen edhe evakuimin e gazetarëve të ngujuar./21Media