Publikohen kontratat për projektin e TC ‘Kosova e Re’
Kontratat janë nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe investitori “ContourGlobal”
Sot ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka nga ora 10:00 do të mbajë konferencë, me ç’rast do të publikohen kontratat komerciale për projektin e Termocentralit “Kosova e Re”.
Kontratat për projektin e TC “Kosova e Re”, janë nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe investitori “ContourGlobal”.
Kjo marrëveshje e arritur më 20 dhjetor të vitit të shkuar e kap vlerën e mbi 1 miliard euro dhe konsiderohet si projekti më i madh në historinë e Kosovës./21Media