Kaloni te përmbajtja kryesore

Sot vendimet për programin e reformave në ekonomi

Sot do të vendoset për financimin e rritjes së kapaciteteve të ngrohtores së Prishtinës me vlerë deri në 10 milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se Kosova ka ekonomi të qëndrueshme, ngrohje për Prishtinën, ujë për Ferizajn.

Ai është shprehur se nuk do të ndalet asnjë çast së punuari për zhvillimin ekonomik të vendit.

”Sot, marrim vendime për programin e reformave në ekonomi. Do të vendosim për financimin e rritjes së kapaciteteve të Ngrohtores së Qytetit të Prishtinës me vlerë deri në 10 milionë euro. Kjo ndikon direkt në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Financimi i projektit për furnizimin me ujë në Ferizaj! Do t’i takoj sot përfaqësuesit e bizneseve dhe Odën Ekonomike. Po bëhemi gati për Konferencën e BERZH-it në Londër, ku bizneset nga Kosova do të aplikojnë për projektet e mëdha”, ka shkruar Haradinaj në facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button