Mojzec: Gazetarët e ”dëgjueshëm” kanë ndikuar në rënien e cilësisë së mediave

”Edhe kur Kosova të bëhet anëtare e BE-së,  s’ka garancion që media do të jete e lirë”

Zrinka Veabec- Mojzec, nga gazeta ‘Nacional” e Kroacisë, ka shprehur skepticizmin nëse anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian, do të përmirësojë gjendjen e mediave në Kosovë.

Duke iu referuar praktikave të shtetit të saj, Mojzec tha se Bashkimi Evropian nuk ka mekanizma me të cilët mund t’i ndihmojnë mediat. “Nuk ka vullnet politik të zbulohet se kush i ka urdhëruar këto krime të rënda ndaj gazetarëve. Edhe kur Kosova të bëhet anëtare e BE-së,  s’ka garancion që media do të jete e lirë”, u shpreh ajo.

Ajo  ka shprehur shqetësimin për rënien e cilësisë së mediave, dhe kësaj dukurie  i ka dhënë një shpjegim:

“Është zëvendësuar nga njerëz të rinj naivë, të dëgjueshëm dhe s’kanë qenë profesionistë. I kanë paguar lirë, kanë qenë të dëgjueshëm. Pronarëve të mediave iu kanë nevojite njerëz të dobët dhe te dëgjueshëm. Kjo është arsyeja pse cilësia e gazetarisë ka rënë”, tha ajo.

Zrinka Veabec- Mojzec, ka folur edhe për ndikimin e qeverisë në media dhe ka ngritur alarmin për sigurinë e gazetarëve.

“Unë punoj një prej mediave themeluesi i të cilit është vrarë në 2008. Ka qenë prej ngjarjeve më tragjike e vrasjes së një gazetari. Ky person është vrarë për një botim. I ka përndjek rastet, ndërsa  ata që kanë urdhëruar këto vrasje s’janë zbuluar”, tha Mojzec duke shtuar se  nga viti 2010 kanë ndodhur 78 sulme ndaj gazetarëve./21Media

Back to top button