Fillon java e katërt për siguri globale rrugore

Kampanja për këtë javë është: SaveLives #SlowDown

Edhe Kosovë është bërë pjesë e aktiviteteve në kuadër të javës së katërt për siguri globale rrugore të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet nga data 8 deri më 14 maj, ku fokusi do të jetë veprimi në ngadalësimin e shpejtësisë, si shkaktarë kryesorë i aksidenteve në rrugë.

Kjo javë do të fokusohet në shpejtësinë gjatë ngasjes dhe çka mund të bëhet për të adresuar këtë faktor kryesor të rrezikut për vdekjet dhe lëndimet në trafikun rrugor. Kampanja kryesore për këtë javë është: SaveLives #SlowDown.

Qëllimi është që në kuadër të javës së sigurisë globale të organizojnë aktivitete për të shënuar këtë javë, që këtë herë është fokusuar të veprohet në ngadalësimin e shpejtësisë.

Disa nga aktivitetet të cilat do të organizohen janë, shpërndarja e librave për ngjyrosje “Si të lëvizim të sigurt në rrugë”, manifestimi qendror në kuadër të edicionit të pestë të revistës shkollore “Siguria në rrugë”, ku nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta do të tregojnë shkathtësitë e tyre në ngasjen e biçikletës, zhvillimi i anketave në rajone të ndryshme me ngasës të mjeteve motorike, me qëllim të vlerësimit të njohurive të tyre për elementet përbërëse të mjeteve motorike.
Sipas disa statistikave të Policisë së Kosovës gjatë këtij viti aksidentet me fatalitet janë në rënie.

Këto aktivitete organizohen bashkërisht nga të gjitha institucionet në vend të cilat kanë mandat dhe merren me çështjet e sigurisë në trafik si: Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Policia e Kosovës, Forumi i Kosovës për siguri në rrugë, Kolegji i shkencave të aplikuara teknike “Tempulli”, OSBE dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” e cila është organizata zyrtare për Kosovë për implementimin e Javës të Katërt për Siguri Globale Rrugore të Kombeve të Bashkuara./21Media

Back to top button