Projekte në vlerë 700 mijë euro për Dragashin

Dragashi ka përfituar realizimin e dy projekteve në vlerë prej më shumë se 700 mijë eurosh

Projektet e Dragashit që do të mbështeten nga Ministria e Infrastrukturës janë ai i ndërtimit të rrugës Brezne-Trokan-Brut, ku faza e parë do të kapë vlerën prej 447,528 eurosh, kurse faza e dytë do të ketë një kosto prej 200 mijë eurosh, ndërsa projekti i dytë do të jetë ai i rehabilitimit të rrugës Xërxe-Pkllajnik, po në Dragash dhe kap vlerën prej 100 mijë eurosh.

Këto projkete do të realizohen me anë të një memorandumi të nënshkruar sot nga ministri i Infrastrukturës,Pal Lekaj dhe kryetarit të Komunës së Dragashit, Shaban Shabani.

Kryetari Shabani, duke e falënderuar ministrin Lekaj, për këtë mbështetje domethënëse për komunën që ai drejton, tha se mbetet me shpresë që përkrahja e nivelit qendror do të vazhdojë përgjatë tërë mandatit qeverisës./21Media

Back to top button