Mikser: Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë liberalizimin e vizave
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim homologun e tij estonez Sven Mikser
Enver Hoxhaj tha se në takim është biseduar për gjendjen në rajon si dhe bisedimet në ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kurse, Ministri i Jashtëm i Estonisë, Sven Mikser tha se Estonia do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën me theks të veçantë në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.
“Mendoj se marrëveshja e MSA-së është një marrëveshje e madhe por besojmë se Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë liberalizimin e vizave”, tha Mikser.
Ai tha se nuk e ka ditur që në Kosovë do të ketë zgjedhje kur e ka planifikuar vizitën e tij, por shprehu besimin që procesi zgjedhor do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe korrekte.
Ai tha se qytetarët e Kosovës duhet të zgjedhin një qeveri dhe parlament ndaj të cilave mund të kenë besim.
“Pas zgjedhjeve do të vazhdojmë bashkëpunimin me qeverinë dhe me parlamentin”, tha ministri i jashtëm i Estonisë.