Ekskluzive: Driton Selmanaj i futet politikës
Analisti ka treguar se ka vendosur që të hyjnë në politikë duke mos treguar se cilës parti do t’i bashkohet
Analisti, Driton Selmanaj të cilit jemi mësuar t’ia ndëgjojmë analizat në “Click” të RTV21, sot në këtë emision i ftuar për të diskutuar rreth koalicioneve të partive në vend ka treguar se ka vendosur që t’i futet politikës, shkruan rtv21.tv
Selmanaj ka thënë se ka menduar gjatë për këtë vendim dhe se nuk ka qenë e lehtë që të trajtohet si vendim futja në politikë.
Selmanaj po ashtu tha se për të, vendimi për futje në politikë ka qenë i vështirë pasi që profesioni i politikanit është bërë profesioni më i urryer në vend.
Në fund, Selmanaj tha se po provon të hyjë në një mal më shumë të panjohura pasi që vetëm fjalët si mjaftonin ta ndërronin gjendjen vend. /21Media