Xhaferi flet pas dhënies së mandatit
Xhaferi tha se seancën e ardhshme do ta thirr paralel për zgjedhjet lokale dhe formimin e Qeverisë
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e vlerësoi pozitivisht dhënien e mandatit nga presidenti Ivanov për Liderin e LSDM-së Zoran Zaev.
Ai tha se seancën e ardhshme do ta thirr paralel për zgjedhjet lokale dhe formimin e Qeverisë. Xhaferi tha se partitë politike janë duke i harmonizuar çështjet për përbërjen e komisioneve përkatëse dhe në momentin kur do të dalin me kërkesë para Parlamentit atëherë do të veprojë në bazë të materialeve zyrtare./21Media