Kaloni te përmbajtja kryesore

Dy vjet burgim për tentim vrasje

Deçanasi me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta një person

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallë aktgjykimin ndaj të pandehurit Sh.H, duke e dënuar me burgim dy vjet, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim

Gjykata thotë se të njëjtit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues konfiskimi i mjetit me të cilin e ka kryer veprën penale dhe është urdhëruar shkatërrimi i saj.

“I pandehuri është obliguar të paguaj shpenzimet procedurale në shumë prej 50 euro, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 20 euro, si dhe në emër të taksës për programin e kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë aktgjykimit. Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt civil. Të pandehurit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit. I pandehuri Sh.H shpall fajtor për shkak se më datë 26.08.2018, në ora 17:00, në fshatin Strellc i Ulët, Komuna Deçan, me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin K.B, në atë mënyrë që për shkak të disa problemeve të mëhershme familjare që i kanë pasur mes vete, ditën kritike i pandehuri i përgatitur dhe me automjetin e tij shkon te shtëpia e të dëmtuarit, ku pasi bisedojnë diçka në oborrin e shtëpisë fi llon përleshja fizike, me ç’rast i pandehuri nxjerr nga çanta e krahut mjetin e mprehtë – briskun me teh të gjatë 8 cm, me të cilin e qëllon një herë në stomak të dëmtuarin, ky i fundit merr një shufër metalike me të cilën e qëllon të dëmtuarin në kokë, pastaj i pandehuri me të njëjtën mjet – brisk e godet të dëmtuarin disa herë në trup dhe ikë nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima dërgohet për kurim në spital me çka i pandehuri ka kryer veprën penale vrasje në tentative”, thuhet në komunikatë.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button