Haradinaj deklarohet rreth kërkesës për shkarkimin e Rikalos
Shkarkimi i Rikalos është një prej kushteve të PSD-së për miratimin e projektligjit për buxhetin
Partia Socialdemokrate (PSD), është e vendosur se pa realizimin e pesë kushteve të tyre, nuk do ta votojnë projekt-ligjin për buxhetin 2019.
Një nga pesë kushtet e PSD-së për votimin e projekt-buxhetit 2019, është edhe shkarkimi i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalos.
Lidhur me këtë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është zotuar se qeveria do t’i respektojë kërkesat e PSD-së. “Aty kemi bo një bashkëpunim korrekt me PSD-në, ata i kanë disa kërkesa legjitime, qeveria do t’i respektojë”, ka thënë ai sot në një prononcim për media.
Kurse, zëdhënësja e PSD-së Natyra Kuçi në një prononcim për rtv21.tv ditë më parë ka thënë se PSD konsideron se Rikalo ka dështuar në drejtimin e sektorit të bujqësisë dhe sipas kësaj partie shkarkimi i tij është prioritet dhe interes i Kosovës. “Partia Socialdemokrate nuk e voton projekt-ligjin për buxhetin në lexim të dytë, pa shkarkimin e z.Rikallo, të cilën konsiderojmë se ka dështuar në drejtimin e sektorit të bujqësisë, që është prioritet dhe interes i Republikës së Kosovës”, është shprehur ajo për rtv21.tv.
Haradinaj në një prononcim dje ka deklaruar se ligji përpagat pritet të kaloj deri me 31 janar të viti.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?