Thaçi për lirimin e Selimit: Kosova është më e mirë dhe më e sigurt

“Me heroin e gjallë…”

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare, Sylejman Selimi sot është liruar me kusht. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i burgjeve, Nehat Thaçi për portalin rtv21.tv.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas këtij lajmi i ka uruar mirëseardhje përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”.

“Me heroin e gjallë, gjeneralin Sylejman Selimi në liri, Kosova është më e mirë dhe më e sigurt”, ka shkruar Thaçi.

Mirëseardhje i uruan Selimit edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Sami Lushtaku.

Selimi do të jetë nën mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30.10. 2020.

Gjeneral Sylejman Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg. Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”./21Media

Back to top button