Hamza: Ligji i pagave do të duhej të ishte miratuar edhe më herët
Sipas tij, prioritet duhet t’i jepet edhe sektorit privat
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se sot do të votohet buxheti i Shtetit si dhe do të votohet edhe vendimi për shfrytëzimin e buxhetit derisa të hyjë ligji në fuqi.
Hamza ka falënderuar gjithë deputetët e pozitës dhe opozitës, të cilët e kanë përkrahur projektligjin për buxhetin dhe atë të pagave.
“Dua t’i falënderoj gjithë deputetët që kanë bërë një punë shumë të mirë. pavarësisht diskutimeve, kemi pasur një përkrahje të fuqishme në Komisionit për Buxhet e Financa”, ka thënë ai.
Hamza gjithashtu ka thënë se Ligji i pagave do të duhej të ishte miratuar edhe më herët.
Minstri i financave ka thënë se deputetët dhe Qeveria duhet të angazhohen më shumë për të përmirësuar ambientin për sektorin privat.
“Duhet ta kemi në fokus sektorin privat”, ka thënë Hamza.
Në këtë senacë pritet që të shqyrtohen nëntë pika të rendit të ditës, duke përfshirë edhe projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë. /21Media