Bamirësia në vepër: 17 familje u bënë me shtëpi
Edhe një aksion i shoqatës :Jetimat e Ballkanit”: Ish- luftëtari i UÇK-së Ali Balidemajt u bë me kulm mbi kokë
Në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës 17 familje u bënë me shtëpi, fryt i aksionit të Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e prirë nga Halil Kastrati.
Përfitoi edhe ish- luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Balidemaj, historia e të cilit para pak muajsh u pasqyrua në emisionin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” të Radiotelevizionit 21. Ali Balidemaj 19 vjet të pasluftës i kaloi nëpër bodrume e rrugë të Prishtinës ./21Media