Erë e fortë, përmbyset një kamion
Policia është në vendin e ngjarjes
Era e fortë përmbysi një kamion në aksin rrugor Lezhë-Laç në Shqipëri, pranë urës së Milotit.
Aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes.
Mësohet se nga aksidenti nuk ka të lënduar. Policia shqiptare ndodhet në vendin e ngjarjes.
Mëngjesin e sotëm e gjithë ultësira e rrethit të Krujës është gdhirë nën reshjet e dëborës.
Reshjet kanë filluar mëngjesin e sotëm dhe intensiteti i tyre është mjaft i madh.
Në Llogara kanë rënë reshje të lehta dëbore por që nuk kanë asnjë problem në qarkullim. Rreshje të lehta dëbore kanë rënë edhe në Durrës.