Një 45-vjeçar gjendet i vrarë me armë zjarri në veturë
Autori i dyshuar pas krimit ka ikur
Një 45-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Viktima është shtetasi me iniciale M.N, banues po në të njëjtën lagje.
Policia e Durrësit, thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10 minuta të mëngjesit të sotëm (24 shkurt), ku shtetasi me iniciale N.Z. 37 vjeç, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë 45 vjeçari.
Autori i dyshuar pas krimit është larguar menjëherë dhe është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij.
Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje./oranews