Kaloni te përmbajtja kryesore

“535 milionë fëmijë të prekur nga dhuna dhe katastrofat natyrore”

Një në katër fëmijë në botë, rreth 535 milionë prej tyre, janë të prekur nga katastrofat natyrore, nga konfliktet e armatosura, dhuna dhe krizat, theksoi UNICEF

Fondi i OKB-së për fëmijët (UNICEF) paralajmëroi kundër këtyre rreziqeve, gjatë një takimi për reduktimin e rreziqeve të katastrofave që do të zhvillohet deri më 26 maj në Kankun.

“Është e domosdoshme që vendet të dinë të vlerësojnë rreziqet me të cilat përballen fëmijët në rast të fatkeqësive për të zbatuar programe që lehtësojnë marrjen e tyre në ngarkim”, nënvizoi në një komunikatë, Christian Skoog, përfaqësues i UNICEF në Meksikë.

Sipas këtij organizmi, katastrofat natyrore dhe ndryshimet klimatike detyrojnë mijëra fëmijë të largohen nga banesat e tyre, gjë që i ekspozon me rrezikun e sëmundjeve, dhunës, shfrytëzimit apo përballjen me një konflikt të armatosur.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button