KRU ”Prishtina” distancohet nga përkrahjet e fushatës politike

Kompania e ujësjellësit ka reaguar lidhur me publikimin e posterit të Kamishit në objektin e degës së kësaj kompanie në Komoran

Aktivisti i VV-së, Shkodran Hoti është shprehur se dega e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” po përkujdeset për fushatën e Kamishit. ”Dega e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” në Komoran, po përkujdeset për fushatën e Kamishit. A ka ligj n’këtë vend?”, ka shkruar Hoti në facebook.

Lidhur me këtë, përmes një komunikate ka reaguar Kompania e Ujësjellsit  KRU “Prishtina”, duke bërë të ditur se janë të distancuar nga çdo llojë përkrahje e fushatës apo idividividëve politik.

KRU ‘Prishtina”  bën thirrje te të gjithë, që në asnjë llojë forme mos të përdoret për fushatë politike.

”Duke u nisur nga rasti i sotëm i raportuar në media, ku në njërën nga pikat tona është vendosur poster i një personi politik, ju njoftojmë se ky poster është larguar menjëherë nga dritaret e zyrës sonë ngase një veprim i tillë është i papranueshëm për kompanin tonë. KRU “Prishtina”sh.a është shoqëri aksionare, e cila funksionon me shërbime në 8 Komuna dhe si e tillë obligim dhe detyrë e sajë është që në këto Komuna ti ofrojë shërbimet e furnizimit  me ujë të pijshëm dhe mirëmajtje të ujërave të zeza dhe në asnjë mënyrë nuk përfshihet në çfardo fushate politike”, bëhet e ditur më tutje në komunikatën e Ujësjellësit./21Media

 

 

Back to top button