Mblidhen deputetët në sallën e Kuvendit

(I plotësuar)

Pas hyrjes së deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, në sallën e Kuvendit të Kosovës kanë hyrë edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës,


Edhe Deputetët e VV-së në Kuvend

Pas deputetëve të LDK-së, tani edhe të VV-së

Tani në sallën e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të hyjnë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.


Deri tani vetëm deputetët e LDK-së në sallën e Kuvendit

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përfunduar mbledhjen dhe tani deputetët e kësaj partie kanë filluar të futen në sallën e Kuvendit.

Deri tani në sallën e Kuvendit janë vetëm deputetët e LDK-së, por jo edhe të partive të tjera.

Sot pasdite do të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së shtatë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Konform vendimit të presidentit, edhe kryesia e Kuvendit ka konfirmuar se seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet prej orës 15:00./21Media

 

Back to top button