Fjalët e para të Konjufcës si Kryetar i Kuvendit
U përmbyll seanca e konstituimit të Kuvendit
Glauk Konjufca nga Vetëvendosje mbajti fjalimin e parë si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, shkruan rtv21.tv
Ai tha se si kryesi do t’i kryejnë detyrat me shumë nder.
“Ne ju garantojmë që edhe si kryesi e Kuvendit të Kosovës do t’i kryejmë detyrat tona ashtu siç kërkohet me shumë nder, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe sipas Kushtetutës”, ka thënë Konjufca.
Ai falënderoi edhe qytetarët, dhe tha se pa ta nuk do të ishin këtu, andaj i falënderoi për mbështetjen e tyre dhe që ia kanë besuar këto detyra.
Më kaq u përmbyll seanca e sotme e konstituimit të Kuvendit.
Glauk Konjufca nga Vetëvendosje është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai mori 75 vota për, 29 kundër dhe 6 abstenime./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?