Haradinaj mbledh qeverinë në dorëheqje
Mbledhja pritet të fillojë nga ora 13:00
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj ka ftuar në një mbledhje qeverinë e tij në dorëheqje.
Në një njoftim të shkurtër të Zyrës së Kryeministrit thuhet se mbledhja do të mbahet në ora 13:00.
Që nga dorëheqja e tij, Haradinaj ka ftuar disa herë qeverinë kryesisht për çështjet që kishin të bënin me buxhetin ose ndarjen e mjeteve.