7 padi në Kushtetuese pas refuzimit për kompensimin e dëmeve të luftës
“Ngritja e Zërit” dorëzon 7 padi në Kushtetuese
Organizata joqeveritare “Ngritja e Zërit” sot dorëzoi shtatë lëndë në Gjykatën Kushtetuese.
Këto lëndë janë rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë se aktit juridik të Gjykatës Supreme me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës.
Kryetar i organizatës ” Ngritja e Zërit”, Jahir Bejta, tha se Gjykata Kushtetuese në përpjekje për të mbuluar turpin e gjykatave të rregullta është duke vepruar në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm në Kosovë në kundërshtim me vetë Kushtetutën dhe në kundërshtim me Konventën Ndërkombëtare për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese është e vetëdijshme që gjykatat kanë bërë gabime juridike me rastin e refuzimit të padisë.