Përleshja me thika në Pejë, arrestohen tre persona

Katër të lënduar

Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për përfshirjen në një incident me thika mbrëmë në rrugën “Metë Berisha”, në Pejë. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Nga ky incident,  i cili ka ndodhur rreth orës 20:00, katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Dy prej tyre janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa dy të tjerë në QKUK.

Mjeku kujdestar në QKUK, Agron Çitaku për 21Media  ka bërë të ditur se gjendja e tyre është stabile./21Media

Back to top button