Vlerësohet se institucionet kanë bërë pak për të kthyerit nga Siria

Kthimi i 110 kosovarëve nga vatrat e luftës në Siri, në prill të vitit të kaluar, vazhdon të jetë sfidë për Kosovën

Vendi po punon pak për identifikimin e personave të radikalizuar, ani pse ende nuk kanë pasur mundësi t’i bashkohen vatrave të luftës. Kështu u tha të mërkurën në publikimin e raportit

“Zbërthimi i përgjigjes së Kosovës ndaj të kthyerve nga zonat e luftës në Siri dhe Irak”, në kuadër të projektit “Analizimi i procesit të ri integrimit për luftëtarët e huaj të kthyer në komunitet”, nga Qendra Kosova për Studime të Sigurisë (QKSS)

Teuta Avdimetaj nga QKSS tha se që nga viti 2012, në Siri dhe Irak janë bashkangjitur mbi 400 persona nga Kosova, ku shumë fëmijë edhe kanë lindur në këto zona.

Skënder Perteshi hulumtues në QKSS tha se në krahasim me vitin 2013, që synim ka qenë luftimi i radikalizmit, së fundmi është riintegrimi i këtyre personave, që po bëhen pjesë e luftërave në Siri e Irak.

Perteshi tha se rikthimi i 110 qytetarëve në vitin e kaluar në Kosovë, ishte sfidë për institucionet e Kosovës.

Përkundër investimeve të mëdha ai u shpreh se ka nevojë për trajtime specifike, në veçanti për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Sipas Perteshit, shumë pak po punohet në identifikimin e personave të radikalizuar dhe i takojnë kësaj ideologjie, e që në fakt nuk kanë marrë pjesë ende në këto luftëra

Back to top button